Belgjika kalon tutje me barazim, Ukraina eliminohet nga Euro 2024

Belgjika ka kaluar në mesin e 16-të më të mirave në Euro 2024, pasi barazoi pa gola me Ukrainën në kuadër të Grupit E.

Belgët e nisën më mirë ndeshjen, duke kërkuar golin e epërsisë, por që nuk ia doli.

Mundësinë e parë serioze e krijoi Kevin De Bruyne, por goditja e tij shkoi afër shtyllës së djathtë.

Ukraina rrezikoi me anë të Roman Yaremchuk (42’), që harkoi në zonë, derisa Artem Dovbyk nuk arriti të gjuante.

Në 45 minutat e dytë, ishte sërish Belgjika që e nisi vrullshëm, por pa ndonjë efekt.

Ukrainasit filluan të tregonin më shumë nga loja e tyre, pasi vetëm fitorja do t’ua siguronte kalimin tutje.

Belgët rrezikuan me anë të Yannick Carrascos në minutën e 73-të, ndërsa Turbin bëri një pritje bravuroze.

Dy minuta më vonë, Dovbyk lëshoi një mundësi të artë shënimi, duke mos arritur të realizonte nga afër.

Ruslan Malinovsky (82’) ishte afër të realizonte golin e Euro 2024 kur goditi nga rivënia prej këndit, por portieri i Belgjikës ia doli ta mbante topin jashtë portës së tij me shumë mund.

Rumania e mbyll si lider i Grupit E falë golaverazhit më të mirë, pasi që të katër kombëtaret arkëtuan nga k

Paraqitja e jashtëzakonshme e Ylber Ramadanit në Euro 2024, askush nuk ka vrapuar më shumë se ai

Ashtu siç pritej, Sllovakia dhe Rumania ndahen baras dhe kalojnë nga Grupi E