Belegu u thotë serbëve: Sot pranohemi

Presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, ka deklaruar për mediat serbe, se sot do të vijnë lajmet e shumëpritura për basketbollin e Kosovës.

Sipas tij, kjo do të vije pas takimeve të bëra më 5 shkurt.

“Gjatë vizitës që i bëmë FIBA-s, ku u mirëpritëm nga sekretari general Patrick Baumann dhe president I FIBA Evropës, njëherit nënkryetar I FIBA-s, Turgay Demirel. Ne parashikojmë lajme të mira nga FIBA, sepse gjatë mbledhjes të dyja palët jemi pajtuar që nuk ka arsye për t’u refuzuar Federata e Basketbollit e Kosovës, pas edhe pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës”, ka thënë Belegu për “Anadolu Agency”.

Sipas tij, edhe serbët janë pajtuar me këtë, dhe nuk kanë çfarë të thonë tjetër.