Belegu: RTK po e injoron FBK-në

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu ka qenë i ftuar në edicionin e lajmeve të RTK-së, në lidhje me anëtarësimin e Federatës që udhëheq ai në FIBA.

Pas postimit të fotos së publikuar nga ku ishte mysafir, Belegu ka komentuar në përgjigjen e një komentuesi, ku ka zbuluar se redaksia e sportit në RTK vazhdon të injorojë Federatën e Basketbollit, përkundër të arriturave të saj në ditët e fundit.

Arben Fondaj nuk ka vend per entuziazem…kjo ishte ne redaksine e lajmeve!!!Ata te sportit vazhdojn te injorojn FBK”, ishte përgjigjja e Belegut bërë komentuesit paraprak, shkruan Gazetaolle.com.

Redaktor i sportit në RTK është Blerim Vuniqi, i cili ishte kundërkandidat i Belegut për kryetar të Federatës.

Krahas FBK-s, ditë më parë edhe Federata e Futbollit e Kosovës zbuloi se ka bërë një vërejtje zyrtare për redaksinë e këtij mediumi, bashkë me federatën tjetër, atë të hendbollit. (Gazeta Olle)

beleguu