Belegu: Ja kush mund të luaj për Kosovën

Pas ndeshjes Prishtina – Craiova,ka folur edhe kryetari Eroll Belegu. Ai tregoi se disa nga lojtarët kosovar, nuk do të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.  “Shqiptarët që kanë luajur për Slloveninë nuk mund të luajnë është spjeguar nga FIBA. Natyralizim i ndonjë të huaji mund të ndodh por do të punojmë me kategoritë e reja dhe sidmos në pozitën e qendrës. Kemi lojtarë të mira si në Kosovë por edhe jashtë. Ne do të mundohemi t’i marrim lojtarët më të mirë. Dardan Berisha ka luajtur për Polonin dhe Edmond Azemi për Shqipërinë dhe për këta të dy mund të negociojmë me FIBA-n, pataj të shohim. Në ditëve në vijim do të tregojmë kush mund të luaj e kush jo”, tha Eroll Belegu.