Prishtina ka arritur ta mposht Dritën edhe në kampionat me rezultat 2:0 duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.
Kryeqytetasit kanë arritur që brenda një kohe të shkurtër të mposhtin Dritën në tri gara të ndryshime.
Njëri nga më meritorët për fitoren ishte padyshim Leotrim Bekteshi i cili shënoi golin e parë të takimit.
“Atmosferë shumë e mirë kjo pas fitores. Jemi jashtëzakonisht të lumtur për fitore, uroj që të vazhdojmë kështu deri në fund”.
“Pa dyshim që ndjehesh mirë kur shënon, gol të cilin ua dedikoj bashkëlojtarëve të mi për angazhimin maksimal dhe për fitoren e merituar”.
“Jemi duke bërë punë shumë të mirë dhe duhet të vazhdojmë t’i marrim ndeshje pas ndeshje”, ka thënë lojtari pas ndeshjes. /Gazeta Olle/