Bekim Zogaj ndau drejtësinë në ndeshjen e Barcelonës

Bekim Zogaj ka arritur të ndajë drejtësinë në ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Gjyqtari me prejardhje nga Kosova mbrëmë ishte anësor në ndeshjen e Barcelonës me Ferencvaroshin e Hungarisë.

Zogaj që përfaqëson Zvicrën, shkroi për sakrificën e madhe në 23 vjet të ndarjes së drejtësisë.

Ai postoi foton para ndeshjes, ku shihen kapiten e të dyja skuadrave.

“Përvojë e madhe. 23 vjet arbitrim, rrugë e gjatë, momente të mira, sakrificë e madhe, por ia vlen, sepse arbitrimi është shkollë jetësore”, shkroi Zogaj, raporton Gazeta Olle.