Bekim Shotani, trajner i Gjilanit?

Edhe pse u folën shumë e emra, siç duket Gjilani ka vendosur për trajnerin e ri.

Ai është Bekim Shotani i cili e ka udhëhequr Kosovën e Vushtrrisë me shumë sukses vitin e shkuar. Bisedimet dhe afrimin e qëndrimeve e ka konfirmuar edhe Shotani. “Kanë mbetur edhe disa detaje, të cilat do t’i diskutojmë nesër. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Shotani për Gazetaolle.com.

Shotani thotë se një herë do të bisedojë me Kosovën e Vushtrrisë, edhe pse kjo e fundit është në ‘gjumë’ të thellë.

Drejtori sportiv i Gjilanit, Agron Korqa, pranoi se janë në bisedime me Bekim Shotanin, por tha se ende nuk kanë vendosur se cilin trajner do ta emërojnë.

Në garë me Shotanin ishin edhe Synaj Keqi, Sedat Pajaziti dhe Sami Sermaxhaj.