Bekim Shotani rikthehet te Vushtrria

Bekim Shotani është rikthyer në postin e trajnerit të Vushtrrisë, pas disa muaj largimi.

Ai do të zëvendësojë Rizvan Jetullahun e larguar sot. Pikërisht ky i fundit kishte zëvendësuar Shotanin.

Klubi së fundi ka mbetur nën menaxhimin e Komunës së Vushtrrisë, derisa po lufton për t’i ikur largimit nga Superliga, shkruan Olle.