Bekim Jashari uron Drenicën për fitoren ndaj Llapit, ka disa fjalë për skuadrën

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka uruar skuadrën e qytetit për fitoren kundër Llapit, shkruan Gazeta Olle.

Drenica fitoi sot me rezultat të ngushtë 1-0 në Podujevë kundër Llapit.

I pranishëm në tribuna ishte edhe Kryetari i Komunës, Bekim Jashari.

Skuadra i dedikoi fitoren atij, teksa edhe ai kishte një dedikim për ta.

“Klubit tonë i uroj shumë suksese në arritjen e synimeve që kemi. Përkrahja ime nuk do të mungojë asnjëherë”- tha ndër të tjera, Jashari.

Postimi i plotë:

E shtuna sportive me një fitore të klubit tonë “Drenica” Djemtë e klubit tonë futbollistik “Drenica”, sot kanë shënuar…

Gepostet von Bekim Hamëz Jashari am Samstag, 17. Oktober 2020