Bekim Isufi tregon klasin e tij, uron klubin e Ballkanit për fitimin e titullit kampion

Bekim Isufi ishte trajner i Ballkanit në fillim të sezonës 2021/22, deri në përfundim të sezonës vjeshtore ku pas humbjes nga Gjilani, klubi i Ballkanit kishte vendosur të shkarkonte trajnerin Isufi.

Lexo po ashtu:

Zyrtare: Ballkani dhe Bekim Isufi ndajnë rrugët

Por kjo nuk e ka ndaluar ish-trajnerin e Ballkanit për të uruar ish-skuadrën e tij, e cila sot shkruajti histori në klubin e tyre.

“Urime Titulli Kampione 2021-2022 FC Ballkani Arsim Kabashi ,Shtabi Teknik dhe te gjithe lojtaret” shtoi Isufi në rrjetin social facebook.

 

Armend Thaqi: Titulli me Ballkanin i veçantë – në kualifikimet për Champions League do të përfaqësojmë Kosovën siç i ka hije një kampioni

Llapi uron Ballkanin për titullin kampion, Trepçën 89 dhe Ferizajin për inkuadrimin në Superligën e Kosovës