Bekim Isufi, trajner i Dritës

Ashtu siç pritej, Bekim Isufi është emëruar trajner i ri i Dritës. Isufi është rikthyer tek skuadra e tij pas më shumë se një viti.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të GazetaOlle.com.

Emri i tij lakohej prej javësh për t’u emëruar në krye të klubit gjilanas. Isufi më parë ka drejtuar edhe Hajvalinë.