Bekim Isufi: Synimet janë të qarta, jemi të gatshëm

FC Ballkani është skuadra që ka zhvilluar një numër të madh ndeshjesh kontrolluese këtë fazë përgatitore.

Trajneri Bekim Isufi ka theksuar për Gazetën “Enigma”, se e ka vlerësuar në tërësi periudhën përgatitore, duke theksuar se çdo gjë ka rrjedhë si është më së miri, pasi nuk ka pasur as lëndime.

Grupi sipas tij është mjaft i kënaqur dhe relaksuar dhe me padurim pret kampionatin e ri.

“Kemi pasur dy largime nga viti i kaluar. Jemi munduar t’i kompensojmë dhe mendoj që e kemi arritur qëllimin. Jemi mirë me grupin të cilin e kemi dhe mendoj që jemi të gatshëm. E mira është që skeleti i ekipit ka qëndruar, kështu që edhe këto ofrime që janë bërë, janë në ndihmë të filozofisë që kanë pasur këta djemë”, potencoi Isufi.

Isufi më tej ka folur edhe për synimet e KF Ballkani, të cilat sipas tij janë ato standarde, siç kanë qenë edhe dy vitet e kaluara, “atje lartë”, pasi sipas tij, ka investime në klub, ka organizim dhe nuk duhet lejuar dicka më poshtë, kështu që synimet janë të qarta.

Kosova e pandalshme, shënon fitoren e tretë

Gjendja e rëndë në stadiumin e qytetit në Gjilan, por do të luhet me tifozë – ja sa persona do t’i shikojnë ndeshjet nga afër