Bekim Isufi rikthehet te Drita?

‘Timonieri’ nga Gjilani, Bekim Isufi, me gjasë do të rikthehet te skuadra e tij e zemrës, Drita e Gjilanit.

Vet Isufi e ka konfirmuar një gjë të tillë për televizionin ‘Super Sport Kosova’. “Jam afër që të rikthehem si trajner te Drita, por ende nuk e kemi finalizuar marrëveshjen”, ka deklaruar Bekim Isufi. Skuadra ‘kaltërebardhë’ në këtë edicion e siguroi  një ‘biletë’ për Superligë, përmes barazhit.

Kujtojmë se ‘Beka’ ka lënë gjurmë të Drita, ekip të cilin vite më parë e riktheu në elitën e futbollit kosovar. Ai si trajner ka punuar edhe te Hajvalia.