Bekim Isufi: Na mungoi fati, por edhe Dukagjini pati një ekip shumë cilësor

Ka përfunduar xhiro e parë e Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani ka barazuar në shtëpi ndaj Dukagjinit me rezultat 2-2, shkruan Gazeta Olle.

Dy golat për sukarekasit i realizoi Ermal Krasniqi ( 45′ dhe 53′), ndërsa për klinasit realizuan Arbër Shala në sekondat e fundit të pjesës së parë dhe Ahmed Januzi në të 68-tën.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, pas ndeshjes është shprehur se ekipit të tij i ka munguar fati në ndeshjen e parë të Superligës kundër Dukagjinit.

“Të them të drejtën, e kemi pritur të ketë vështirësi, pasi ndeshjet e para gjithmonë dinë të jenë befasuese. Pësuam dy gola nga dy gabime dhe ky është epilogu i ndeshjes. Ndërtuam lojë, krijuam raste dhe patëm iniciativë por na mungoi shpërqendrimi në golat e pranuar. Jam i kënaqur me mënyrën e lojës dhe angazhimin. Na mungoi fati, por edhe Dukagjini pati një ekip shumë cilësorë”, ka thënë Isufi.

/Gazeta Olle/

Arsim Thaqi pasi barazoi me Prishtinën: Është e dhimbshme pasi në pjesën e dytë kishim shumë raste

Armend Dallku: Nuk ishte ky maksimumi ynë, pasi po ashtu mbetëm edhe me një lojtar më pak në fushë