Bekim Isufi lavdëron kushtet në Lipjan, por edhe gjykimin nga gjyqtari i ri Valbon Hoxha

Ballkani ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës.

Suharekasit ishin në avantazh 0-1, por  vendasit bën një ndeshje të madhe dhe fituan në fund 2-1.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ka lavdëruar në emisionin Ekipa A të ATV-së skuadrën vendase.

Sipas Isufit kushtet në Lipjan ishin evropiane.

“”Pritja në Lipjan ka qenë shembullore, një ambient si në Evropë me ksuhte jashtëzakonisht të mira”, tha Isufi.

Tutje trajneri i Ballkanit ka lavdëruar edhe gjykimin në këtë sfidë, ku kyresori ishte gjyqtari i ri nga Gjilani mjaftë perspektivë, Valbon Hoxha.

“Po ashtu më duhet të them se edhe referimi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk kam vërejtje”, deklaroi Isufi.

Valbon Hoxha

Vlen të përmendet se Valbon Hoxha ka filluar gjykimin në Superligën e Kosovës edicionin e kaluar dhe deri më tani ka shkëlqyer në ato ndeshje që i ka gjykuar.

Hoxha po vlerësohet nga opinioni sportiv si ndër gjyqtarët e rinj më të mirë në vend. /Gazeta Olle/

Lushtaku shpërthen: Pse është investuar në VAR, kur ka gjyqtarë që e injorojnë këtë sistem

Batatina: Jemi rikthyer të rezultatet si Arsenali