Bekim Isufi habitet me FFK për këtë fakt, pas ndeshjes

Liria ka bërë një nga befasitë e këtij rrethi të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Prizreni, ka eliminuar skuadrën e Superligës Ferizajn, me rezultatin 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Por fundit i ndeshjes dha tre karton të kuq.

Tre futbollistët e Ferizajt, Kuka, Jashari dhe Çerkini janë ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, Erdall Zasella.

Pas ndeshjes, trajneri i Ferizajt, Bekim Isufi tha:

“Pak futboll u pa sot dhe sinqerisht nuk e di arsyen pse ndodhi kështu. Realisht edhe ne, por edhe Liria nuk e kemi fondin e mjaftueshëm për të luftuar për këtë kompeticion.”, tha fillimisht Isufi.

“Nuk dua të ankohemi për shkak se e kemi humbur ndeshjen, por sinqerisht të lihet një gjyqtarë si Kreshnik Vula jashtë fushave të blerta dhe të delegohet një gjyqtar anonim në këtë ndeshje kaq të rëndësishme është për tu habitur”, përfundoi Isufi.

E fundi i ndeshjes më pas dhuroi tensione, duke bërë që gjyqtarët e këtij takimi të shoqërohen në zhveshtore nga Policia e Kosovës.

Kurse, kalimin tutje tashmë në Kupën e Kosovës, krahas Lirisë e siguruan edhe Gjilani, Prishtina, Ballkani, Vushtrria, Drenica, Feronikeli dhe Dukagjini.