Bekim Isufi dhe ekipi i tij, Malisheva, kanë një sfidë të madhe përpara, pasi për vetëm pesë ditë do të përballen me dy nga ekipet kryesore të qytetit të Gjilanit: Dritën dhe Gjilanin.
Nëse Malisheva arrin të mposhtë Dritën në ndeshjen e së mërkurës, ata do të kalojnë në krye të Superligës së Kosovës, një arritje e rëndësishme për klubin, shkruan Gazeta OLLE.
Ndeshja kundër Dritës, që fillimisht ishte shtyrë për shkak të angazhimeve ndërkombëtare të Dritës kundër Breidablikut, tashmë është caktuar për t’u zhvilluar këtë javë.
Pas kësaj, në fundjavë, Malisheva do të presë ekipin e Gjilanit në shtëpi, në një ndeshje tjetër të rëndësishme ku të dy ekipet do të kërkojnë pikët maksimale.
Gjithashtu, Gjilani vjen nga një fitore ndaj Feronikelit, e cila do t’i japë skuadrës një shtysë morale, por edhe Malisheva është në formë dhe synon të marrë maksimumin nga këto dy sfida të vështira.