Trajneri i njohur kosovar është shprehur i kënaqur me gjendjen të cilën e ka gjetur klubin, si për kah organizimi ashtu edhe nga ana e lojtarëve, shkruan Gazeta Olle.
Tutje ai theksoi se ky grup i lojtarëve të Ballkanit është i gatshëm, është i pjekur, kanë mësuar prej gabimeve.
“Ky grup i lojtarëve ka treguar edhe dy vitet e kaluara se kanë qenë kampionë moral të Superligës së Kosovës, ndoshta disa faktorë apo edhe përvoja ka bërë që mos të arrihet, apo edhe detale e vogla, por mendoj se ky grup i lojtarëve është i gatshëm, është i pjekur, kanë mësuar prej gabimeve dhe do të mundohemi që gjatë rrugës sa më pak të bëjmë gabime dhe të shohim prej ndeshjes në ndeshje, prej ditës në ditë në stërvitje, dhe prej ndeshjes në ndeshje në kampionat. Mendoj se do të shikojmë edhe çka na duhet dhe cilat janë pëforcimet që të kompletohet dhe të jemi sa më të qetë në fillim të kampionatit”, tha Isufi.
Intervista e plotë e Bekim Isufit për faqen zyrtare të Ballkanit:
/Gazeta Olle/