Bekim Isufi: Askush nuk mund ta udhëheq botën e futbollit

Krijimi i Superligës Evropiane padyshim se ka krijuar polemika në të gjithë botën.

Ndërsa kritika të ashpëra kjo ligë ka marrë nga UEFA dhe FIFA, të cilat nuk janë pajtuar aspak me këtë formë, duke dërguar madje sinjal edhe skuadrave që janë bërë pjesë e saj për largime nga garat evropiane.

Madje përveç largimeve nga garat evropiane, reagimet kanë ardhur edhe nga federatat ku bëjnë pjesë skuadrat e mëdha që kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për themelimin e Superligës Evropiane.

Por të kënaqur me themelin e kësaj gare nuk janë as në vendin tonë, e njëri nga ta është edhe trajneri i njohur kosovar Bekim Isufi, i cili ka reaguar nëpërmjet profilit të tij zyrtar.

“Askush nuk mund ta udhëheq botën e futbollit”.

“E dua këtë lojë”.

“Kundër Superligës së Evropes”, ka shkruar Isufi.

Superliga Evropiane është themeluar nga skuadrat angleze si Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Tottenham, nga ato spanjolle si Real Madrid, Barcelona, Athletico Madrid dhe nga Italia ku pjesë janë Milan, Inter e Juventus.