Bekaj: Tirana është për titull

Pas trajnerit Orges Shehi, për mikrofonin e SuperSportit, për ndeshjen me Laçin foli edhe portieri Visar Bekaj

Ai kujtoi se Tirana i dominuar kundërshtarët, por është ndëshkuar në ato pak raste që kanë krijuar ekipet rivale.

“Kemi bërë ndeshje të mira, kemi krijuar shumë raste kemi pësuar vetën nga një rast të kundërshtarit. Mendoj se do të bëjmë shumë më mirë në ndeshjet e ardhshme”.

Me Laçin, si finale: “Laçi është një ekip i qëndrueshëm, ka nivelin e vet. I qasemi çdo ndeshjeje sikur të jetë finale. Laçi është skuadër e mirë, por ne duam të fitojmë.”

Tirana veç për titull: “Jemi nisur për kampion, çdo pozitë tjetër do të thotë se nuk e kemi arritur objektivat.”

Sot luhen dy duele në Superligën e Kosovës në basketboll, përballje interesante në Rahovec

Benzema e thotë publikisht: Mbappe do të vijë në Real Madrid