Bekaj rezulton pozitivë me COVID-19, humb ndeshjen ndaj Greqisë

Portieri Visar Bekaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë pasditen e sotme menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili zbulon se portieri ka rezultuar pozitiv në testet e kryera paraditen e sotme, sipas protokollit të miratuar nga UEFA e FIFA.

Gardiani që vesh fanellën e Tiranës në Kategorinë Superiore, është në gjendje të mirë shëndetësore, por është vendosur menjëherë në izolim dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Challandes për ndeshjen me Greqinë.

Shpresat te Kosova janë që Bekaj të dalë negativ në tamponin e radhës, në mënyrë që të mund të grumbullohet për sfidën ndaj Spanjës më 8 shtator, megjithatë edhe kjo duket thuajse e pamundur katër ditë para ndeshjes.

/Gazeta Olle/

Rashica: Do të vendosin detajet, t’i shfrytëzojmë të gjitha rastet

Mbrojtësi i Greqisë flet për përballjen me Kosovën: Do të jetë ndeshje si finale