Bekaj flet për sezonin me Tiranën pas fitimit të titullit kampion

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj, ishte i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”.

Gardiani i bardhebluve ishte i sinqertë teksa u shpreh se vetëm Vllaznia e dominoi Tiranën me lojë në këtë kampionat, por sërish ekipi kryeqytetas nuk u mposht.

Sa i përket takimeve të tjera, gabimet kanë ardhur për shkakun e neglizhencës. “Çdo kampionat i ka vështirësitë e veta, por meritat i ka stafi teknik dhe drejtues, për lojtarët e afruar.

Çelësi i suksesit është atmosfera në ekip që solli edhe suksesin. Vetëm Vllaznia na ka dominuar me lojë, por nuk u mposhtëm. Çfarë kemi humbur, e kemi humbur vetë. Kemi ekip shumë të mirë, kur kemi dashur të luajmë, ia kemi dalë të fitojmë. Nuk mund të them se nuk ka pasur konkurrencë, por Tirana e ka bërë diferencën”, tha Bekaj.

Grumbullohet grupmosha U16 e Kosovës

Kjo skuadër siguron promovimin në Ligën e Dytë pas ekzekutimit të penalltive