Bekaj: Është nder që ftohem e më pas të jem në formacion dhe kapiten

Visar Bekaj ishte titullar në barazimin 2-2 të Kosovës ndaj Armenisë në stadiumin Fadil Vokrri.

Portieri i Tiranës nuk mundi të shmangte golat, ndërsa trajneri Allain Giresse i kishte besuar edhe fashën e kapitenit.

Pas ndeshjes, për SuperSport, Bekaj theksoi se Kosova ka organikë për të zëvendësuar edhe lojtarë që mund të mungojnë në të ardhmen, ndërsa shtoi se për të është një nder që luan dhe mban fashën e kapitenit.

“Është nder që ftohem e më pas të jem në formacion dhe kapiten. Nuk është puna ime nëse luaj apo jo atë e vendos trajneri. Haliti ishte mirë në mbrojtje dhe ishte i sigurt i qetë, në pjesën e dytë luajtëm më parë patëm raste. Na rrezikuan një herë por na shënuan, kemi organikë që mund të zëvendësojnë lojtarët që mungojnë”, u shpreh Bekaj.

Kosova e mbyll me barazim miqësoren ndaj Armenisë

Giresse: Me rëndësi është se nuk e humbëm ndeshjen