Behxhet Pacolli uron Mabetex Prishtinën për titullin kampion në futsall

Ish-presidenti i vendit, Behxhet Pacolli, ka uruar klubin e Mabetex Prishtinës për titullin kampion të Kosovës në futsall. 

Klubi prishtinas financohet nga kompania e Pacollit, Mabetex, përcjellë Gazeta Olle.

“Mabetex Prishtina është kampioni më i ri në Superligën e futsallit në Kosovë. Krenar që djemt e këtij ekipi të cilët sezonin e ardhshëm do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në UEFA Champions League.

Vendi ynë, Kosova, ka fat të madh që ka një popull me një rini të shëndoshë e të talentuar si potencialin më të fuqishëm të saj.

Të rinjtë tanë kanë dëshmuar aftësi të rralla çdoherë kur u është dhënë mundësia dhe hapësira e veprimit, sidomos në aktivitete sportive.

Unë dua t’i garantoj sportistët, se do të vazhdoj të jem shumë i përkushtuar që sporti i Kosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, ku me dinjitet do të përfaqësohet edhe Kosova”, shkroi Pacolli.

Fotot e takimit janë nga arkiva. /Gazeta Olle/