Behrami te Watfordi?

Konfirmimi i Hamburgut për largimin e kosovarit Valon Behrami, ka bërë që shumë skuadra të zgjojnë interesim për të transferuar mesfushorin nga Mitrovica.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, klubi i inkuadruar në Premierligë, Watford, dëshiron me çdo kusht transferimin e Behramit, pasi që edhe kartoni i reprezentuesit zviceran ka shënuar rënie të dukshme të çmimit.

Ju kujtojmë që për Behramin të interesuara janë edhe Napoli e Fiorentina. /Olle