Behrami në Premierligë

Mesfushori kosovar Valon Behrami, pritet të rikthehet sërish në Permierligë, por kësaj radhe te skuadra e inkuadruar Watford.

Mediat angleze bëjnë të ditur se mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë me skuadrën angleze Watford. Mitrovicasi pas largimit nga Hamburugu, ka gjetur menjëherë skuadër të re bënë të ditur Sky Sports.

30-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur te West Hami, duke regjistruar 50 paraqitje për londinezët. Për Behramin më herët interesim kishin shprehur edhe ish-skuadra e tij Napoli, dhe Fiorentina.