Behrami mbetet pa trajner

Josef Zinnbauer nuk do të jetë më trajneri i Hamburgut. Ndeshja me Hertën e Berlinit ishte e fundit për 44-vjecarin në stolin e skuadrës gjermane pasi drejtuesit e Hamburgut nuk e kanë kapërdirë dot humbjen 1-0 ndaj kryeqytetase për më tepër në shtëpi dhe kanë shkarkuar nga detyra trajnerin e tyre. Zinnbauer i cili e kishte marrë drejtimin e klubit verior pak javë pas fillimit të sezonit duke zëvendësuar Mirko Slomkën do të pasohet në detyrë nga Peter Knabel. Klubi i Hamburgut  me një komunikatë  në faqen e tij zyrtare në internet bëri me dije largimin e Zinnbauer dhe emërimin në krye të skuadrës deri në fund të sezonit të Peter Knabel.

Humbja ndaj Hertës në Imtech Arena e zbriti Hamburgun në vendin e 16-të të klasfikimit në Bundesligë dhe aktualisht 6-herë kampionët e Gjermanisë rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë. Josef Zinnbauer ka bërë një punë të shkëlqyer në krye të skuadrës por duke parë rezultatet e ndeshjeve të fundit ne kishim nevojë për një ndryshim në drejtim deklaroi drejtori i përgjithshëm i Hamburgut Dietmar Bieresdorfer për faqen e klubit. Në lidhje me trajnerin e ri Peter Knabel, Bieresdorfer shtoi se ai e njeh shumë mirë skuadrën dhe do të bëjë maksimumin për të përmirsuar ecurinë e ekipit deri në fund të sezonit. Edhe vetë Zinnbauer i uroi fat trajnerit të ri ndërkohë që theksoi se e priste një vendim të tillë nga drejtuesit e klubit, pasi gjithcka është bërë për të mirën e Hamburgut.

Për Hamburgun luan Valon Behrami.

 

hamburg