Behrami i nervozuar: Jam zviceran!

Mesfushori kosovar, Valon Behrami, është munduar ta qetësojë situatën në skuadrën përfaqësuese zvicerane.

Sipas raportimeve të mediave helvetike, te Përfaqësuesja e Zvicrës kanë filluar pakënaqësitë me futbollistët emigratë si Behrami, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Valoni ka hedhur poshtë këto pohime të mediave, duke thënë se skuadra është e bashkuar.

“Nuk ka pakënaqësi në skuadër. Ne jemi një grup”, u shpreh Behrami, përcjell laliberte.ch, transmeton Gazeta Express.

“Unë falë resurseve të investuara nga Federata Zvicerane e Futbollit jam bërë lojtari që jam sot. Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin. Ne duhet të ndalemi dhe mos të flasim më për ‘kosovaro-zviceran’ apo për ‘zviceran-zviceran’. Kjo nuk na dërgon askund. Ne jemi zviceranë që luajmë për Zvicrën”, shtoi tutje Valoni.