Behrami debutoi në 2015-ën

Valon Behrami luajti ndeshjen e parë për Hamburgun në vitin 2015. Ai u rikthye pas një kohe të gjatë, për shkak të operimit të gjurit.

Mesfushori kosovar luajti titullar në barazimin 0:0 me Borussia Dortmundin. Në pjesën e parë ai u zverdhë, ndërsa në minutën 60 u zëvendësua.

Rikthimi i tij gëzoi drejtuesit e Hamburgut. (Gazeta Olle)