Behgjet Pacolli veshë fanellën e Vëllaznimit

Behgjet Pacolli me fanellë të Vëllaznimit. Njeriut më të pasur shqiptar iu është veshur fanella kuqezi nga tifozët gjakovar, të cilët e kanë bërë një montazh të tillë pas iniciativës së re, shkruan Gazeta Olle.

Ata e kanë filluar iniciativën “Mabetex, thuaj po Vëllaznimit”, me shpresën që kjo kompani e fuqishme do ta marrë drejtimin e klubit kuqezi. Behgjetit e kuqja po i shkon, por mbetet të shihet nëse do të vendosë t’i gëzojë tifozët gjakovar. /Gazeta Olle