Behgjet Pacolli premton shpërblim për futbollistët nëse Kosova fiton ndaj Spanjës

Kosova do të takohet me Spanjën në ndeshjen e dytë të Grupit B, e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. 

Deputeti i kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, njihet si një fans i madh dhe përcjellës i rregullt i ndeshjeve të Dardanëve, shkruan Gazeta Olle.

Biznesmeni i njohur kosovar, përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebok’ ka thëne se Përfaqësuesja jonë sonte do t’a shkruaj historinë në Sevilla dhe do t’i tregojë spanjollëve se kush dhe cila është Kosova.

Ai gjithashtu ka premtuar një shpërblim për Dardanët në rast të fitores ndaj ish-kampionëve të botës.

Ky është postimi i plotë i Behgjet Pacollit: 

Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova!

/Gazeta Olle/