Bëhet e ditur se kur do publikohet vendimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë

Nesër pritet të merret vendimi përfundimtar nga UEFA lidhur me ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila u ndërpre në minutat e fundit për shkak të thirrjeve raciste dhe politike nga tifozët rumunë.

Lojtarët e Kosovës, nën drejtimin e kapitenit Amir Rrahmani, u larguan nga fusha pas këtyre thirrjeve, shkruan Gazeta OLLE.

Përpjekjet e gjyqtarit dhe delegatit për të rikthyer ekipin në fushë nuk patën sukses, dhe ndeshja u mbyll nga arbitri pa rikthimin e skuadrës kosovare.

Vendimi i UEFA-s do të përcaktojë se si do të trajtohet ky incident dhe çfarë ndëshkimesh mund të merren ndaj Rumanisë ose lidhur me rezultatin e ndeshjes.

 

Drita – Suhareka përballja që zhvillohet sot në Gjilan

Publikohen formacionet startuese të përballjes Drita – Suhareka