Feronikeli ka fituar ndaj Suharekës me rezultatin 3-1 në xhiron e 15-të të Superligës së Kosovës.
Goli i parë erdhi nga Hyseni me një penallti në minutën e 23-të, ndërsa në pjesën e dytë, Janku dhe Zumberi shënuan për Feronikelin për ta thelluar epërsinë.
Suhareka e ngushtoi rezultatin me një gol nga Maliqi në minutën e 57-të, por nuk mjaftoi për të përmbysur ndeshjen.
Kjo është fitorja e parë e Niklit ndërsa Suhareka zyrtarisht është në krizë.