Bëhen edhe matjet zyrtare

Janë bërë matjet e dy boksierëve që luftojnë për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA.

Haxhi Krasniqi, boksieri nga Kosova është i gatshëm si asnjëherë më parë ndaj kampionit në fuqi të botës.

Në matjet zyrtare Haxhi Krasniqi ka dalë 78,9 kg, kurse Brahmer për 300 gramë më i lehtë. Nesër në orët e vona të mbrëmjes, Krasniqi bokson ndaj Brahmer, meç që zhvillohet në Rostock të Gjermanisë.