Behar Maliqi është larguar nga Malisheva pas dy viteve qëndrim në këtë klub.
Mesfushori veteran ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e Malishevës, derisa ka falënderuar të gjithë për kohën e kaluar në stadiumin ‘Liman Gegaj’.
Njoftimi i plotë nga Behar Maliqi:
Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Malisheva
Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët, për mbështetjen e dhënë.
Klubit i dëshiroj sukses në vazhdim.
Me respekt, Behar Maliqi. /Gazeta Olle/