Një largim i radhësh ka ndodhur nga skuadra nga Drenasi, Feronikeli.
Mesfushori me përvojë të madhe në futbollin kosovar, Behar Maliqi më nuk do të jetë pjesë e ‘Tigrave të Zi’.
Ka qenë vet Maliqi që nëpërmjet një statusi në rrjetin sociale Facebook ka konfirmuar ndarjen me ‘Industrialistët’.
Postimi i plotë i tij:
Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC FERONIKELI.
Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkëlojtarët dhe tifozët Tigrat e zi, për mbështetjen e dhënë.
Klubit i dëshiroj shumë sukses në vazhdim dhe shpresoj shumë që të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden dhe të kthehen aty ku e kanë vendin – në majenë e futbollit Kosovar.
Me respekt, Behar Maliqi
/Gazeta Olle/