Behar Maliqi ‘fundos’ Trepçën

Behar Maliqi ‘fundos’ Trepçën

 

Me supergolin e Behar Maliqit, Feronikeli ka marrë edhe tri pikë të arta në udhëtim. Këtë herë ata mundën 1:0 Trepçën, në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Adem Jashari’.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, dhe atë e vendosi Maliqi me një gjuajtje nga 25 metra, në minutën 80.

Në pjesën e parë, rastin më të mirë Feronikeli e pati me ELshanin, kurse vendasit rrezikonin përmes Lee-s. Ky i fundit rrezikoi edhe në të dytën, por pa sukses.

Mysafirët qëlluan edhe një shtyllë me Eminhazirin në minutat e fundit.

Feronikeli pushon në krye me 37 pikë të tubuara.