Behar Maliqi flet për atmosferën e klubit, ka një paralajmërim për Gjilanin

Njëra ndër skuadrat më të suksesshme në historinë e Superligës së Kosovës, FC Feronikeli, nuk e fillojë në mënyrë pozitive stinorin e ri, duke humbur 2-1 ndaj Dritës.

Njëri ndër transferimet e fundit te kjo skuadres, Behar Maliqi, ka thënë për Gazeta “Sheshi” se janë duke u stërvitur maksimalisht për ndeshjet e radhes.

“Kam synime personale që të kem paraqitje sa më të mira në klub dhe t’i arrijë qëllimet që i kemi”, është shprehur ai.

May be an image of 11 people, including Yll Hoxha, Përparim Islami and Albert Dabiqaj and outdoors

Maliqi ka thënë tutje se skuadra do të mundohet që të ketë paraqitje sa më të mira dhe mbetja në Ligë është qëllimi primar i tyre.

“Sigurisht që nëse kemi fat dhe na jepet mundësia për të luftuar në ndonjë kupë, atëherë do ta shfrytëzojmë atë”.

I pyetur mbi atmosferën në klub, 34 vjeçari tha: “Atmosfera është shumë e mirë, jemi disa lojtarë me përvojë dhe disa të rinj në skuader. Ky është një kombinim i mirë dhe në çdo ndeshje futemi me qëllimin për të nxjerrë rezultat pozitiv, këtë gjë do ta bëjmë edhe ndaj Gjilanit”.

Mesfushori është transferuar këtë merkato nga Prishtina në klubin e Feronikelit, me të cilin ka fituar çdo trofe në futbollin kosovar.

Cana nderon Shqipërinë si ambasador i UEFA-s: Arena Kombëtare është imazh krenarie për gjithë Ballkanin, do të jemi pritës të shkëlqyeshëm të finales së madhe

Manchester United dërgon ofertë zyrtare në drejtim të Ronaldos