Maliqi e ka pranuar që Feronikeli ka probleme, por do të kthehet shumë shpejtë..
“Feronikeli është klubi me më shumë trofe në dhjetë vitet e fundit. Kur e kam kuptuar situatën, nuk kam hezituar të bashkohem”.
“Kam pasur oferta tjera, por kam vendosur për Feronikelin, madje pa e shikuar fare kontratën që ma kanë ofruar”.
“Ka probleme, por besoj që me tre-katër lojtarë skuadra kompletohet. Objektivi për këtë vit është mbijetesa, por besoj që në janar do të ketë zhvillime për të mirë”, ka thënë Maliqi për Duelin Sportiv në RTV Dukagjini. /GazetaOLLE/