Kryetrajneri i Lirisë, Granit Begolli të dielen ishte i ftuar në emisionin “Ekipi A”.
Begolli në dhjetor u emërua trajner i skuadrës prizrenase, ndërsa tashmë po përgatit ekipin e tij për stinorin vjeshtor.
Liria gjendet në vendin e gjashtë të Grupit A në Ligën e Parë, me 19 pikë të tubuara, vetëm tri më pak se vendi i dytë, në të cilin gjendet Trepça.
Begolli thekson se për të arritur në Play-Off dhe për të pretenduar Superligën i duhen së paku 5-6 transferime.
“Objektivi kryesor është që Liria të konsolidohet dhe të ketë një skuadër të fortë që të pretendojë Superligën. Minimalisht na duhet edhe pesë ose gjashtë futbollistë, për shkak se kemi një numër të madh të lojtarëve që janë largu”, tha Begolli.
Ai gjithashtu theksoi se skuadrën e tij e pret punë e madhe dhe nuk i lejohet të gabojnë në qoftë se duan të arrijnë synimin e tyre, e që është sigurimi i Play-Offit. /Gazeta Olle/