Trajneri i Vushtrrisë dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit”, Granit Begolli ka zbuluar një ekskluzive.
Begolli tha se në sezonin e ardhshëm, futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi do ta vazhdojë karrierën në Rumani.
“Armend Thaqi po besoj që ka me kalu në kampionatin rumun. Nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit. Ai do ta vazhdojë karrierën në Rumani. Thaqi është njëri prej futbollistëve më të mirë në Kosovë”, tha Begolli.