Befason Valverde: Interi u eliminua sepse…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, komentoi fitoren ndaj Interit në “San Siro”, për mikrofonët e “Sky Sport” pas ndeshjes.

“Në minutat e para ata na bënë një presing të mirë, dhe nuk na lanë që të luajmë”, deklaroi trajneri i katalunasve.

“Më pas, e nxorrëm mirë topin. Ata ishin nervozë sepse goli që mund t’i kualifikonte nuk po arrinte, dhe në fund ishim ne ata që fituam”.

Mendoj se Interi e kishte nivelin për të vijuar në Champions, bënë ndeshje shumë të mira në grup, por ata ishin nervozë për golin, dhe besoj se kjo luajti një rol të rëndësishëm”, shtoi ai.

Shumë zhgënjim ka pasur në gjithë stadiumin, lojtarët zikaltër, por edhe te trajneri Antonio Conte.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, tekniku italian nuk mund ta fshinte mërzitjen e tij, megjithëse në këtë moment kritikat ndaj lojtarëve do të ishin të tepërta dhe shpatullat e tyre nuk mund ta mbanin këtë peshë.

“Unë kam pak për të qortuar lojtarët, ne kemi humbur vetëm golin. Kishim shanse të fitonim, por na mungoi precizioni për ta bërë atë.

Lojtarët kanë dhënë gjithçka. Më vjen keq veçanërisht për lojtarët, sepse ata po japin gjithçka në një moment të vështirë.

Më vjen keq edhe për atmosferën në San Siro. Ne duhet të falënderojmë të gjithë ata që na dërguan këtu.

Ndihem, shumë keq, kjo mund të kanë mbaruar ndryshe, lojtarët janë të zhgënjyer gjithashtu. Duhet të përveshim mëngët dhe të ecim para”, ka thënë Conte.