Befason Mourinho, tregohet realist

 

Jose Mourinho deklaroi pas eliminimit nga PSG, se lojtarët e tij nuk mundën ta përballojnë presionin që kishin.

“Do të doja ta diskutojë me lojtarët e mijë, pse humbëm në këtë mënyrë. Do të doja të di se si ndiheshin ata në fushë dhe të gjejë ndonjë konkluzion. Performanca jonë nuk ishte e mirë. Kundërshtari ishte më i fortë se ne, ata e përballuan më mirë presionin e lojës”, deklaroi Mourinho për ‘Sky Sports News’, përzjell Gazetaoll.com.

“Ata i kishin 10 lojtarë, kurse ne e ndjemë presionin e fitores, ata nuk kishin çfarë të humbin. Pësuam dy gola në dy pjesë, gjë që ishte e vështirë për t’u pranuar”, shtoi Mourinho. (Gazeta Olle)