Befason Messi: Lavdëron Realin para El Clasicos

Lionel Messi ka folur pas ndeshjes me Manchester Cityn të fituar 1:0, në të cilën ai shkëlqeu edhe një herë me paraqitjen e tij. “Luajtëm mirë dhe besoj se u kënaqëm të gjithë. Unë po e shijoj këtë momentë, ashtu si të gjithë të tjerët, të cilët besoj se u kënaqën me lojën tonë”, tha ai për Canal +.

Argjentinasi foli edhe për El Clasicon e së dielës me Real Madridin. “Shumë respet për Madridin, janë ekip i madh, kanë lojtarë impresionues, prandaj ne duhet t’i respektojmë më shumë se kurrë, pasi në këtë moment kanë ekipin më të fortë. Ne do të provojmë të luajmë lojën tonë dhe të fitojmë…”, shtoi ai.