Befason Mazrekaj, kjo është skuadra për sezonin e ri (FOTO)

Mentor Mazrekaj është rikthyer në Shqipëri pas disa ditë pushimesh në Kosovë. Burime për newsport.al bëjnë me dije që fantazisti i Partizanit do të jetë i kuq edhe për sezonin e ardhshëm.

28- vjeçari flitej për një largim nga 15-herë kampionët e Shqipërisë, megjithatë ai është në planet e stafit teknik edhe për edicionin e ardhshëm.

Dëmtimet e shumta e penalizuan për të dhënë maksimumin në fushën e blertë, por sa herë që Starova vendoste t’i jepte disa minuta, klasi dhe cilësitë e tij ishin të padiskutueshme.

Mazrekaj

Kujtojmë që Mentor Mazrekaj u kthye në një ‘telenovelë’ në kampin e Partizanit, por në fund ishte trajneri Starova ai që rregulloi marrëdhëniet e mesfushorit me stafin teknik.

Duhet theksuar që Mazrekaj është lojtari i preferuar i presidentit Demi dhe largimi i tij nga të kuqtë duket i pamundur.

Megjithatë në merkato vlen shprehja, kurrë mos thuaj kurrë, e këtë presim ta zbulojmë në javët e ardhshme.

mentor mazrekaj mazrekaj