Befason Luis Enrique: “Lojtarët e mi vendosin për taktikën, ndërrimet, mbledhjet etj”

Luis Enrique ka ironizuar me gazetarët në konferencën e sapo përfunduar, para duelit të vështirë me Sevillan, që zhvillohet nesër.

I pyetur për Alvesin ai tha: Lojtarët e Barcelonës janë specialistë në debatet live. Këtë unë e quaj cirkus të futbollit”, tha Enrique, duke u treguar më pas ironik. “Lojtarët janë ata që vendosin gjithçka. Taktikën, ndërrimet, mbledhjet etj. Nëse ata fitojnë është në rregull, nëse humbim, më kritikojnë mua”.

Sa i përket Sevillas, ai tha se është njëri nga udhëtimet më të vështirë. “Ata nuk humbin në shtëpi prej një viti, pastaj kanë njërën prej mbrojtjeve më të forta”, theksoi Enrique.

I pyetur se a është barazimi rezultat i mirë për ta, ai shtoi se barazimi kurrë nuk është i mirë për Barcelonën. (Gazeta Olle)