Befason Juventusi, e shet yllin e saj të ri

Juventus mund të shesin gjysmën e kartonit të Domenico Berardi drejt Sassuolo, por me një klauzolë që mund ta riblejë sërish.

Sulmuesi 20 vjeçar është në bashkëpronësi të dy klubeve dhe ka gëzuar një sezon shumë të mirë duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar nëntë asistime në 31 ndeshje.

‘Tuttosport’ raporton se menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta do të ketë një sërë takimesh me agjentin e lojtarit gjatë disa javëve të ardhshme.

Juventus mund të nënshkruajë tani me Berardin për 15 milionë euro ose me pas për 20 milionë.

Që të gjitha bashkëpronësisë duhet të zgjidhet këtë verë, me rregullat e reaj të UEFA-s.

Mundësia e fundit është që Berardi të shitet në një skaudër të tretë.