Befason Juventus, mbetet +7

Cesena ka arritur të marrë një barazim të madh në përballje me Juventusin.

Zonja e Vjetër barazoi 2:2 në udhëtim, duke mos shfrytëzuar barazimin e Romës.

Milan Djuric (17’) dhe Franco Brienza (70’) shënuan për Cesenan, teksa golat e Juves erdhën nga Alvaro Morata (27’) dhe Claudio Marchisio (33’).

Juve tani ka 54 pikë në kreun e Series A, shtatë më shumë se Roma, një pozitë më poshtë.