Befason gazetari më i afërt me klubin e Barcelonës, Frankie De Jong në Manchester do të finalizohet gjatë muajit maj

Gerard Romero është gazetari më i afërt me klubin nga Katalonia, duke bërë një nga lajmet më të rëndësishme të merkatos gjatë natës së kaluar për Blaugranët.

“Frankie De Jong në Manchester United është punë e kryer, lojtari do të transferohet në United sepse nevoja e Barcelonës për para është prezente, me Ten Hag i cili dëshiron transferimin e holandezit për 70 deri në 80 milion euro” thuhet në njoftimin e Romeros.

Xavi Hernandez kishte deklaruar ditë më parë se De Jong do të jetë pjesë e planeve të tij, por duke parë rrezikun për një bllokim të dytë financiarisht, holandezi mund të transferohet në Manchester United gjatë merkatos verore.

Erik Ten Hag i cili zyrtarisht përfundoi epokën e tij me Ajax, do të vazhdoi karrierën në Old Trafford, sipas gjitha gjasave përforcimi i parë i do të jetë, ish-lojtari i tij, Frankie De Jong.

/Gazeta OLLE/

Orges Shehi takohet me presidentin e Tiranës, flasin rreth kushteve të kontratës

Trajneri boshnjak largohet pa paralajmërim nga Prishtina