Befason Duka, vlerëson lart “Fanaticsat”

Armand Duka ka befasuar me deklaratën e tij për “Tirona Fanatics”. Gjatë emisionit “Opinion”, ai ka evidentuar faktin që ky grupim ka bërë sjellje shembullore, duke mos hapur kurrfarë problemi, edhe pse ishte ngjitur me tifozët armenë.

Pavarësisht se tifozët e Tiranës gjithnjë kanë qenë në qendër të vëmendjes nga ana e FSHF-së, madje karshi tyre nuk kanë munguar as dënimet, dje presidenti i këtij institucioni ka shfaqur vlerësime.

“Më duhet të vlerësoj grupimin ‘Tirona Fanatics’. Ata gjatë ndeshjes me Armeninë ishin të akomoduar në një sektor, ku ngjitur kishin tifozët e Armenisë. Edhe pse pata frikën e ndonjë incidenti që mund të ndodhte, kanë mbajtur një qëndrim superkorrekt dhe nuk ka ndodhur asgjë, ndonëse ishin shumë pranë me tifozët miq. Futbolli është garë dhe mund të humbet kontrolli, por ishin shumë entuziastë në 90 minuta lojë dhe shumë shembullor me sjelljen e tyre”, tha Duka për “Tirona Fanatics”, që vazhdon t’i ndalohet hyrja në stadiume, të paktën si grupim